Unai Simon, portieri i Athletic Bilbaos dhe Spanjës ka dhënë një intervistë për SportWeek në të cilën ka folur për eventin kontinental të planifikuar në Gjermani.
“Grupi? Po aq të komplikuar sa rivalët tanë, më duket e qartë. Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t’i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera u përballëm edhe me ta 3 vite më parë në kampionatin evropian.
Është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë për gabime edhe sepse Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër, mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë një ekip i shkëlqyer”, ka thënë mes të tjerash Unai Simon .