Sunday, September 22, 2024

Goli i Bajramit nuk mjafton, Shqipëria e nis me humbje përballë Italisë aventurën në EURO 2024

Lexo

ITALI-SHQIPËRI 2-1 (11′ Baston, 16′ Barela / 1′ Bajrami)

Shqipëria bie në debutim në “Euro2024”, me kuqezinjtë që pësuan një humbje 2-1, një humbje me përmbysje që djeg jo pak, pasi pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Në fund diferencën e bëri edhe një herë tradita e madhe e një përfaqësuese si Italia, e cila ishte dhe mbetet një tabu për Shqipërinë. 23 sekonda për të shkruar historinë, realizuam golin më të shpejtë në një Evropian, por perla e Nedim Bajramit ishte thjeshtë një mirazh i bukur. Për fat të keq, Italia përmbysi gjithçka brenda pesë minutave duke përfituar nga një moment jo i kuqezinjve.

Bastoni me kokë në shtyllën e dytë fitoi duelin ajror, duke dërguar topin në trekëndësh. “Azzurrët” nuk u mjaftuan me kaq, por Barella, pikëpyetja e madhe e këtij takimi, me një goditje të fortë nga distanca dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur Strakoshën për herë të dytë. Në fraksionin e dytë, Shqipëria bëri pak për të trembur Italinë, ndërsa ekipi i Spallettit administroi me qetësi një sukses të rëndësishëm duke e futur në valle për të siguruar kualifikimin në grupin e “ferrit”. Pavarësisht se dalim duar bosh, kjo ishte një paraqitje pozitive, me ëndrrën kuqezi që vijon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img