Bajrami lojtari më notën më të lartë në radhët e kuqezinjve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Italia ka mposhtur Shqipërinë me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Euro 2024. Bajrami trembi Italinë me atë gol historik, më i shpejti në një Evropian dhe për “SofaScore”, faqen e specializuar për statistikat, ishte lojtari më i mirë në radhët e kuqezinjve, nota 7 për Bajramin. Podiumin e më të mirit, Bajrami e ndan me kapitenin Berat Gjimshiti, pasi edhe qendërmbrojtësi u vlerësua me të njëjtën notë.

Lojtari i tretë me notën më të lartë rezultoi Armando Broja, i vlerësuar nga SofaScore me 6,8. Lojtari më notën më të ulët ishte portieri Thomas Strakosha i vlerësuar me 6,4. Në radhët e Italisë, lojtari më i vlerësuar rezultoi Nicolo Barella me notën 8, ndërsa pas tij vjen autori i golit tjetër Bastoni.

Ndërsa UEFA ka shpallur lojtari i ndeshjes Federiko Kiezen. Paneli i Vëzhguesve Teknik i UEFA-s tha: “Ai ishte lojtari më i rrezikshëm, duke shkaktuar shumë probleme me shpejtësinë dhe driblimin e tij”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img