Thursday, September 19, 2024

U kritikua se uli kokën në rastin e golit të Barelës, Hysaj kërkon falje në rrjetet sociale

Lexo

Hysaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve për “gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë”.

“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gjith tifozave shqiptar per gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores!

Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.

Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer. Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi Gjithmone”, ishte reagimi i Hysajt.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img