Thursday, September 19, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Nesër, vendimtarja Shqipëri-Spanjë. Iberikët pritet të lënë 8 titullarë pushim për ndeshjet e ardhshme

Lexo

Shqipëria do të luajë ndeshjen e jetës ndaj Spanjës,më 24 qershor në orën 21:00. Në stadiumin ‘Merkur-Spiel Arena’ të Dusseldorfit, kuqezinjtë sfidojnë iberikët për kualifikimin në fazën tjetër.

Spanja tashmë ka siguruar vendin e parë dhe trajneri De La Fuentes zbuloi se do të luajë me formacionin e dytë për të pushuar titullarët. Kjo përbën një lajm fantastik në njëfarë mënyrë për Shqipërinë e cila do të ketë përballë një ekip me më pak impenjim për të fituar.

Sipas mediave iberike plot 8 ndryshime do të ketë në formacionin startues duke nisur që nga porta. David Raja i merr vendin portierit Simon,ndërsa në mbrojtje Navas, Naço e Grimaldo lënë në stol Karvahal,Normand dhe Kukureja.

Ylli i Manchester City Rodri është i pezulluar me kartona dhe mungesa është e konfirmar që nga ndeshja me Italinë,kështu që Merino do të jetë dirigjenti i mesfushës e cila pëson edhe një ndryshim tjetër. Pedri ulet në stol për t’i lënë vendin një tjetër lojtari të Barcelonës,Lopez i cili është i konfirmuar si startues.

Njëjtë edhe Torres që do të jetë në sulm,së bashku me Moratan e Ojarzabal. Një balotazh për sulmin është mes kapitenit Morata dhe Dani Olmos me trajnerin De La Fuente që do të vendosë përfundimisht vetëm 1 orë para ndeshjes.

Formacioni i mundshëm:

Spanja(4-3-3):Raja,Navas,Naço,Laport,Grimaldo,Lopez, Merino,Ruiz,Torres,Morata(Olmo),Ojarzabal

Trajner: Luis De La Fuente

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img