Saturday, September 28, 2024

Përfundon ndeshja Francë – Poloni 1-1, “Gjelat” ruajnë vendin e dytë

Lexo

Pas kombëtareve të Grupeve A dhe B, pasditen e kësaj të marte kanë qenë përfaqësueset e Grupit D të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ato që kanë përfunduar xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve, me Austrinë, Francën dhe Holandën, të cilat siguruan kualifikimin për më tej. Franca barazoi përballë polakëve 1-1, falë golit të Kylian Mbappe me 11-metërsh, duke u zhbllokuar kështu më në fund.

Por më pas ishte rradha e Robert Lewandovskit, i cili u tregua edhe ai i saktë nga pika e penalltisë, duke fiksuar shifrat në 1-1. Kështu, Franca kualifikohet si e dyta me 5 pikë, 1 më shumë se Austria që do të kualifikohet si mes të 3-tave më të mira.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img