Saturday, September 28, 2024

Sllovenia realizon “ëndrrën” e 1/16-ve, Danimarka lë Serbinë jashtë Euro 2024

Lexo

Ishtë një mbrëmjen pa gola, por sërish e mbushur plot emocion, me Slloveninë, që ka arritur të sigurojë një barazim historik, 0-0 ndaj “Tre Luanëve” të Anglisë, duke arritur kështu të kualifikohen për herë të parë, në historinë e tyre, në fazën e 1/16-ve, të një Kampionati Evropian.

Kështu, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit, djemtë e Matjaz Kek i kanë rezistuar sulmueve të nënkampionëve të Evropës dhe pas barazimeve ndaj Danimarkës e Serbisë, sigurojnë atë të radhës, duke u ngjitur kështu, në kuotën e 3 pikëve, në Grupin C, për ta mbyllur fazën e grupeve, në vendin e dytë vetëm 2 pikë, pas Anglisë kryesuese.

Në krahun tjetër, pa fitues u mbyll edhe sfida tejet e luftuar, në “Allianz Arena”, të Mynihut, mes “Vikingëve” të Danimarkës e Serbisë, me 90 minutat që nuk panë asnjë gol, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, rezultat që dërgon Danimarkën, në kuotën e 3 pikëve dhe pozicionohet në vendin e tretë, teksa tashmë do të luftojë me ekipet e tjera, të vendeve të treta, ndërsa Serbia mbetet jashtë kompeticionit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Në fazën e ardhshme, Sllovenia do të ndeshet në sfidën e saj të parë, në një fazë me eleminim direkt, me organizatorët e Euro 2024, Gjermaninë, përballje e cila pritet të luhet mbrëmjen e 29 qershorit, ndërsa Anglia e Danimarka, duke të presin deri në përfundimin e xhiros së tretë të fazës së grupeve, për të mësuar rivalët e ardhshëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img