Vllaznia luan të shtunën një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij fundsezoni. Përballë do të ketë Partizanin, njërin prej rivalëve më seriozë që kërcënon kuqeblutë për t’i marrë kreun e renditjes. Pikërisht, në prag të kësaj ndeshje, sponsori Alban Xhaferi shoqëruar me një nga ish futbollistët e njohur shkodranë, Amarildo Belisha, kanë preferuar të konsumojnë një kafe me një pjesë të titullarëve të skuadrës kuqeblu.
Natyrisht, një kafe argëtuese, por edhe siç quhet zakonisht “kafe pune” menjëherë pas seances stervitore të së enjtes, ka shërbyer si adrelinë për grupin kuqeblu në mënyrë që të shtunën të japin më të mirën e tyre në fushën e lojës.
Përpos pranisë së autoritetit të sponsorit Xhaferi në tavolinë, motivuese për futbollistët kuqeblu ka qënë prania edhe e ish futbollistit dhe ish kapitenit të Vllaznisë, Amarildo Belisha, përvoja e të cilit si fitues trofesh me kuqeblutë ka përcjellë moralin e duhur djemtë kuqeblu në këtë pragndeshje kaq të rëndësishme.
“Është gjithmone bukur kur tradita pasohet tek ato të cilët kanë përgjegjësinë për t’i dhanë Vllaznisë vendin që i takon . Me Amarildo Belishen, ish-lojtarin e Vllaznisë, fitues i Kupës dhe Kampionatit biseduam me djemt kuqeblu për t’i motivuar në rrugën e nisur drejt suksesit”, shkruan sponsori Alban Xhaferi në profilin e tij FB për takimin e ngrohtë që pati me titullarët e Vllaznisë në praninë edhe të sih futbollistit kuqeblu, Amarildo Belisha në pragndeshjen, Vllaznia-Partizani që starton pasditen e së shtunës në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.00.