Agim Zeka është lojtari më i ri i Partizanit. 25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim.
Zeka ka firmosur kontratë të vlefshme për 2 vite me opsion rinovimi dhe për 1 tjetër. Gjatë edicionit të fundit shënoi 5 gola dhe asistoi 4 të tjera në Superiore me ErzeniN.
25-vjeçari ka kaluar në grupmoshat e Kombëtares. Po ashtu mbahet mend për transferimin nga Skënderbeu te Lilë në vitin 2016 për shifrën e 300 mijë eurove.
Afrimi i tij është i treti për Partizanin gjatë kësaj merkato vere. Më parë jan transferuar sulmuesi Piloto nga Atletik Eskaldes dhe Zguro që e mbylli te Struga.
Fatos LAMAJ