Saturday, November 23, 2024

Gjeorgjia ëndërroi për 51 minuta por Spanja e kthen në shtëpi me 4 gola, e pret “finalja” me Gjermaninë

Lexo

Spanja ka arritur të fitojë me rezultatin spektakolar, 4 me 1, përballë Gjeorgjisë, në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, duke siguruar kështu avancimin për në fazën e ardhshme, të Euro 2024.

Pavarësisht rezultati të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin gjeorgjianët, që e nisën lojën me mjaft potencë vetëm 18 minuta pas rënies së bilbilit gjetën rrugën e rrjetës falë një devijmi të gabuar të topit nga Le Normand, me këtë të fundit që shënon një autogol, mirëpo shokët e skuadrës nuk e lanë në baltë dhe në minutën e 39’-të erdhi dhe barazimi i djemve të Luis de la Fuente, me “shkatrruesin” Rodri, që nisi revanshin spanjoll.

Themi revanshin spanjoll, pasi në fraksionin e dytë të sfidës dy herë kampionët e Evropës shënuan plot katër gola të tjerë, njëri u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje, ama tre të tjerët ishin të vlefshëm, me “fantazistët” Fabian Ruiz, Nico Williams e Dani Olmo, që gjetën rrugën e rrjetës, në minutat 51’, 75’ e 83’, për të lumturuar tifozët “iberikë”.

Kështu, falë kësaj fitoreje të madhe, Spanja siguron çerekfinalet e Euro 2024, ku kësaj here nuk do të ketë një kundërshtar të lehtë, siç është mësuar deri në këtë fazë të kompeticionit, por vetë “Pancerat” gjermanë, organizatorë të këtij turneu, në një përballje e cila do të zhvillohet pasditen e 5 korrikut, në “MHP Arena”, të Shtutgartit dhe mund të cilësohet si një finale e parakohshme, dhe pse jo si sfida që mund të përcaktojë fituesin e madh të këtij edicioni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img