Saturday, October 5, 2024

Euro 2024-Franca dhe Belgjika përballen në një finale të parakohshme për fazën e 1/8-ve

Lexo

Franca dhe Belgjika, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian. E cilësuar si një finale e parakohshme, përballja e sotme pritet të jetë e bukur dhe e luftuar deri në fund.

Dy kombëtaret, konsiderohen mes favoritëve për të marrë trofeun në fund dhe për këtë arsye, spektakli është i garantuar.

Në një Europian, Franca dhe Belgjika janë përballur mes tyre 5 herë, ku në dy raste kanë fituar “djajtë”, ndërsa në një rast kombëtarja e “gjelave”. Dy sfida janë mbyllur në barazim.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje.

Në prag të kësaj përballje shumë interesante, trajnerët përkatës  kanë zyrtarizuar formacionet e para.

FRANCA: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Rabiot, Griezmann, Thuram, Mbappe.

BELGJIKA: Casteels, Theate, Vertonghen, Faes, Castagne, Doku, Openda, Onana, Carrasco, De Bruyne, Lukaku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img