Saturday, November 23, 2024

Shqipëria U-20 luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun e Arabisë Saudite ndaj Jordanisë

Lexo

Jordani U20-Shqipëri U20, 3-0

Formacioni i Shqipërisë U-20: Klevi Totoshi (GK), Denis Sulo, Antonios Dhama, Adi Kurti, Ermal Meta, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Klevis Haxhari, Oresti Kasamollari, Frederik Tosku. Trajner: Alban Bushi.

Shqipëria U-20 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B në turneun “Al Dyar Al-Arabiya ËAFF U19 Championship – KSA 2024” në Arabinë Saudite ndaj Jordanisë. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë sfidë me rezultatin 3-0.

Trajneri Alban Bushi e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Jordanisë: Klevi Totoshi (GK), Denis Sulo, Antonios Dhama, Adi Kurti, Ermal Meta, Erald Krasniqi, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Klevis Haxhari, Oresti Kasamollari dhe Frederik Tosku.

Ndeshja ndaj Jordanisë nisi e qetë dhe minutat e para ishin të barabarta. Më pas skuadra e Jordanisë gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25-të me Ibrahim Sabra. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi me disa ndryshime për kuqezinjtë. Më pas Shqipëria pati disa raste të mira shënimi por pa sukses. Jordania dyfishoi rezultatin në të 77-ën sërish me Ibrahim Sabra.

Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të gjetur rrugën e rrjetës por pa sukses, ndërsa Jordania shënoi edhe golin e tretë në fundin e takimit me Alkhob. Neshja u mbyll me fitoren e Jordanisë 3-0.

Turneu “Al Dyar Al-Arabiya WAFF U19 Championship – KSA 2024” që po zhvillohet në Arabinë Saudite mbyllet në fazën e grupeve për Shqipërinë U-20. Kuqezinjtë fituan ndaj Libanit, barazuan me Irakun dhe u mundën nga Jordania.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img