Friday, November 22, 2024

Superiore Java e 26-të/Enea Jorgji bilbili i sfidës Vllaznia-Partizani

Lexo

Bilbili i gjyqtarit ndërkombëtar, Enea Jorgji të Kolegjumit të Arbitrave të Elbasanit do të sinjalizojë në orën 16.00 të pasdites së sotme për startin e takimit Vllaznia-Partizani që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Nga sa mësohet, së bashku me Jorgjin në trupin gjykues janë edhe dy bashkëqytetarët e tij, anësorët Emigres Gançi dhe Uran Korra.

Në të njëjtën orë, atë 16.00, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit do të luhet sfida tjetër po aq e rëndësishme në mes Teutës vendase dhe Laçit mysafir. Nga sa mësohet, në ndryshim nga ballafaqimi në Shkodër, Vllaznia-Partizani ku do të gjykohet me treshe të zakonshme arbitrash, për sfidën e Durrësit, Teuta-Laçi, FSHF ka vendosur të gjykohet me gjashtë arbitra, ku përpos të katërtit, do të jenë edhe dy gjyqtarë linje pas portave respektive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img