Tirana tregon forcën në Gjeorgji, aty ku barazon 1-1 përballë Torpedo Kutaisit, në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League, takim që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Një autogol i Gledi Micit në minutën e 20-të të pjesës së parë zhbllokon sfidën. Tirana është munduar të reagojë pas golit të pësuar dhe 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Haxhiu shtang mbrojtjen vendase duke shënuar një gol shumë të bukur. Në minutat shtesë Tirana ka një mundësi të artë për të përmbysur ndeshjen, por Jarmouni nuk arrin që të mposhtë portierin vendas.
Mbyllet në barazim 1-1 sfida, kualifikimi mbetet i hapur dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në 18 korrik në “Elbasan Arena”.