Përpara ndeshjes, teksa fliste në konferencën për htyp mbrojtësi kuqeblu kërkonte fitoren ndaj Partizanit, por ndër të tjera kënaqej edhe me barazimin. Rezultat ky që ishte zyrtar në fund të ndeshjes dhe që sipas Adilit është pozitiv sepse e mban kundërshtarin në atë distancë që e kishte më herët.
“Fusha nuk ishte në nivelin e vetë, e dinim çfarë skuadre është Partizani. Detajet e vogla i zgjidhin këto ndeshje. Mund të bënim më mirë ose më keq. Këto nuk janë ndeshje luksi që mund të kesh 6-7 shanse të pastra. Këto ndeshje fitohen edhe me 1-0. Ne stërvitemi të gjithë në mbrojtje dhe sulm. Ka pasur ndeshje edhe që kemi dhuruar. Nga sulmi fillon mbrojtja e mirë. Çdo kush që ka luajtur ka dhënë maksimumin. Shpresojmë që deri në fund të mbajmë ashtu vijën e fundit.”, u shpreh Adili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Ndërkohë, duke folur për suksesin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë, ai tha:” Kam shumë shok dhe jam i kënaqur. Nuk është se kisha ndonjë interes. Po shikoja Shqipërinë. Mund të bënte më mirë, por mori pikët e veta. Jetoj në Maqedoni, uroj që të ketë sukses, por ëndrra ime është një ditë të luaj për Kombëtaren”.