Tuesday, May 7, 2024

Super Bregu, gol 3 pikësh, Teuta-Laçi 1-0, durrsakët kalojë në krye të renditjes falë barazimit të Vllaznisë me Partizanin

Lexo

Dejvi Bregu në Super formë. Goli 3 pikësh në sfidën mes rivalëve direkt për titull, Teuta-Laçi 1-0 bën që durrsakët të kalojë në krye të renditjes falë barazimit të Vllaznisë me Partizanin. Bregdetarët, pas tre barazimeve radhazi kanë arritur të gjejnë fitoren përballë Laçit, 1-0, ndeshje kjo për llogari të javës së 26-të të Superiores.

Teuta i ka dhënë fund kështu serisë me tre barazime radhazi, duke u rikthyer tek fitorja, pikërisht në “Niko Dovana” përballë Laçit. Ka mjaftuar një gol i Dejvi Bregut në minutën e 76-të dhe të besuarit e trajnerit Edi Martini e shikojnë veten triumfues përballë një rivali direkt, njëkohësisht dhe në vendin e parë në klasifikim, me pikë të barabarta me Vllazninë.

Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana e bregdetarëve, sidomos në pjesën e parë. Nuk munguan rastet për shënim, por konkretizimi i aksioneve, sidomos me Vilën e Bregun, nuk ishte në nivelin e duhur.

Edhe në pjesën e dytë është e njëjta histori, sidomos në minutat e para, durrsakët tregohen më kërkues, Vila e Bregu janë një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Sherri. Ndërkohë, nga krahu tjetër, Mazrekaj është shumë pak për të pretenduar suksesin përballë një Teute të vendosur mirë në fushën e lojës.

Këmbëngulja e bregdetarëve në këtë sfidë do të shpërblehet pikërisht në minutën e 76-të të takimit, me një veprim individual të Dejvi Bregut, i cili ka kaluar të gjithë mbrojtjen kurbinase dhe ka goditur në mënyrën e duhur, për të siguruar golin e fitores në këtë ndeshje.

Një sukses i merituar për skuadrën e trajnerit, Edi Martini, që ngjitet kështu në vendin e parë në klasifikim, në kuotën e 46 pikëve, aq sa ka edhe Vllaznia. Nga ana tjetër, skuadra e Laçit bëri shumë pak për të pretenduar më shumë në këtë sfidë, mbetet në kuotën e 44 pikëve.

E SHTUNË

VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0

TEUTA-LAÇI 1-0

Golat: Bregu 76’

E DIEL

13:00 BYLIS-KASTRIOTI

16:00 TIRANA-APOLONIA

16:00 KUKËSI-SKËNDERBEU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img