Saturday, November 23, 2024

(Video) U cilësua ndër më të mirët në ndeshjen e kaluar në Islandë, portjeri kuqeblu Kristi Qarri, beson në kalimin e turit: “Ndeshje e hapur, 60-40 kualifikimi për ne”. Vllaznia-Valur(Rejkjavik), të enjten, ora 20:30 në “Loro Boriçi”.

Lexo

Në ndeshjen e parë, luajtur në Islandë përballë ekipit vendas Valur, portjeri Qarri ishte ndër pikat më të forta të skuadrës, sidomos në minutat e pjesës së parë, kur ndërhyrjet e saktë të tij evituan dy-tre momente të rrezikshme në portën kuqeblu. Një ditë përpara sfidës së dytë që përcakton ekipin kualiufikues në turin e dytë të UEFA Conferencë League, portjeri Qarri ishte përkrah trajnerit Thomas Brdariç në konferencën e shtypit dhënë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Duke analizuar ndeshjen e parë në Rejkjavik të Islandës, Qarri tha se luajtën në një fushë jo cilësore me bar sintetik, si dhe në temperature të ulta, por megjithatë, me sulmet e vazhdueshme e mbajtën nën presion kundërshtarin duke i shënuar dy gola.

Sa i përket ballafaqimit të dytë të ditës së enjte, Qarri mendon se gjithçka është e hapur, ndërsa ka besim për kualifikim. “Shumë optimist për kualifikimin kemi dhënë maksimumin kemi besim se do ta kalojmë turin. Nëse profesori tha 50 me 50, unë them kemi mundësi 60 me 40. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Kam fituar shumë eksperiencë këtu, ndjehem i priviligjuar”, tha ndër të tjera, portjeri Kristi Qarri, duke qënë I bindur se në mështetje të skuadrës kuqeblu do të jetë një numër i nadh tifozësh shkodra.

(Video) Prononcimin e plotë në video të portjerit Kristi Qarri, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img