Saturday, November 23, 2024

(Video) Ish futbollisti kampion i Vllaznisë, Lekë Koçobashi, nderohet nga Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia me një ceremoni emocionuese në stadiumin “Loro Boriçi” në 80-të vjetorin e lindjes

Lexo

Për Lekë Koçobashin, ish futbollistin e njohur të Vllaznisë së viteve 70-të, mbrëmja e 18 korrikut 2024 ishte shumë e veçantë. Pak çaste përpara fillimit të ndeshjes ndërkonbëtare, Vllaznia-Valur, e vlefshme për UEFA Conferencë League ai zbriti në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, pikërisht në këtë stadium kur më herët quhej “Vojo Kushi”, ku Koçobashi fitonte në vitin 1972 titullin kampin dhe Kupën e Rrepublikës.

Teksa  shfaqej në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” i shoqëruar nga kryebashkiaku shkodran Benet Beci, presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe drejtuesit e zyrës së sportit Auron Miloti dhe Alban Hasani, Koçobashi merr duatrokitjet e ngrohta të tifozërisë shkodrane, ndaj të cilëve ai përcjell mirënjohje në adresë të tribunave të stadiumit.

Kontakti me qilimin e blertë të stadiumit i dha një emocion të veçantë, ku instiktivisht, nisi të bëjë lëvizjet ritmike të vrapimit, siç i ka bërë vite më parë kur bënte nxemjen përpara se të futej në lojë.

Një veprim ky që ngriti peshë në çast tifozët në tribunat e “Loro Boriçit”, të cilët shpërthyen në brohoritje, Leka-Leka!

Emocionet më pas vijojnë me nderimin e Bashkisë Shkodër, ku në shenjë mirënjohje për kontributin e shquar dhënë ndër vite me ekipin kuqeblu, në emër të institucionit që ai drejton, kryebashkiaku shkodran Benet Beci i ka dorëzuar Lekë Koçobashit çertifikatën e “Mirënjohjes”.

Ndërkohë, nga presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, Koçobashi ka marrë uniformën e Vllaznisë me numrin 80-të, aq vite sa ai ka mbi supe.

Referuar karrrieres së tij sportive, ajo nis që në moshën 15 vjeçare, ku pasi kryen periudhën e formimit si futbollist me ekipet zinxhir nën drejtimin e trajnerëve të mirënjohur: Ernest Halepjani, Zyhdi Bakalli, Xhelal Juka, si futbollist profesionist me Vllazninë e të rriturve nis në vitin 1963 ku trajneri Tonin Kraja e rreshton në skuadrën e parë  përkrah futbollistëve të njohur Oso Djepaxhia, Jonuz Teli, Kol Gjoni(Belaj), Xhevdet Basha, Sadetin Zmijani, Frederik Çapaliku, etj duke fituar Kupën e Rrepublikës së vitit 1965.

Periudha e kryerjes së shërbimit ushtarak e gjen Lekë Koçobashin në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, ku pasi kontribuon me sukses për dy vite me radhë, 1966-68, me ekipin e Luftëtarit, rikthehet përsëri në familjen kuqeblu të Vllaznisë.

Vitet 70-të do të ishin më të sukseshmit për Lekë Koçobashin, i cili duke luajtur përkrah emrave të spikatur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, si Paulin Ndoja dhe Zija Dani në portë, për të vijuar me Ramazan Rragamin, Sabah Bizin, Medin Zhegen, Ismet Hoxhen, Esat Rakiqin, Çesk Ndojen, Hajrullah Lekajn, Halil Puken, Rauf Çangen, Zyhdi Bashen, Millan Vason, Viktor Plumbinin, Suad Durrajn, Seit Çangen, etj.

Me këtë brez, Lekë Koçobashi, është fitues i dy Kupave të Republikes me Vllazninë në vitin 1965 dhe 1972, si dhe do të shpallej kampion kombëtar në sezonet 1971-72 dhe 1973-74.

Pas largimit nga futbolli i fushës, Lekë Koçobashi, do të vijonte në detyrën e trajnerit të futbollit me ekipet e moshave, ndërkohë që sot, edhe pse në moshë 80-të vjeçare vazhdon të jetë aktiv duke ndjekur Vllazninë, jo vetëm në ndeshjet zyrtare por edhe stërvitje.

(Video) Ceremonia e organmizuar nga Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia për ish futbollistin kampion të Vllaznisë, Lekë Koçobashi me rastin e 80-të vjetorin të lindjes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img