Ndarja nga jeta e Mimi Xhoxhit-FHSH, homazhe në nderim të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Lushnjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Janë zhvilluar sot në Lushnje homazhet e ish futbollistit lushnajr për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Lushnjes, Mimi Xhoxhi.

Për të nderuar një nga ikonat e futbollit lushnjar, të pranishëm në homazhet që u zhvilluan sot në teatrin “Vaçe Zela” në Lushnje, ishin edhe anëtarja e KE-së së FSHF, Anila Basha, legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari si edhe zyrtarë të tjerë të FSHF.

Përfaqësuesit e FSHF-së i shprehën ngushëllimet familjarëve të Mimi Xhoxhit, teksa edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se lajmi për ndarjen nga jeta të ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

“Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit! Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!” – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Xhoxhi, një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, ishte i dekoruar edhe me urdhërin “Naim Frashëri”, por edhe si “Mjeshtër Sporti” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e Lushnjes.

Lajmi për ndarjen nga jeta ish-sulmuesit të Lushnjës, Mimi Xhoxhi, ka prekur gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Ai ishte një emër i spikatur, duke dhënë kontribut si futbollist dhe trajner te Lushnja. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Xhoxhit!
Prehu në paqe Mimi Xhoxhi!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori 2026- Hap fals i Portugalisë. Skuadra e Ronaldos ndalet në një barazim 1-1 përballë Kongos në ndeshjen e parë të Grupit K

Portugali-Kongo 1-1(Shënues:Neves 6’/Uisa 45+5’) Portugali:Kosta,Kanselo,Veiga,Araujo,Mendes(Semedo 71),Vitinja(Ramos 83),Neves,Silva(Konseicao 46),Fernandes,Neto(Leao 71),Ronaldo. Trajner:Roberto Martinez Kongo:Nzau,Mbemba,Tuanzebe,Kapuadi,Bisaka(Kalulu 85),Mutusami,Mukau(Sadiki 57),E.Kajembe(Pikel 74),Masuaku(J.Kajembe 74),Bakambu(Banza 85),Uisa Trajner:Sebastian Desabre Portugalia e ka...
- Advertisement -spot_img