Friday, November 22, 2024

(Video) Vllaznia, fiton miqësoren me Burrelin. Vendos goli mjeshtror i Klinti Qatos nga goditja e dënimit rreth 30 metër

Lexo

 

Vllaznia – Burreli 1-0(Shënues: Qato 72′)

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Juriç, Pusi, Yagoo, Krymi, Deliu, Karimanoviç, Mala, Dodaj, Bala. (U aktivizuan (Jukaj, Stojanoviç, Sala, Beci, Zaganjori, Qato, Çoba, Alivoda, Spahija, Tafili, Delaj). Trajner: Thomas Brdariç 

Burreli: Danaj, Fetah, Shkalla, Dedgjonaj, Lushtaku, Paloka, Koka, Musolli, Hoti, Dushku, Faruku. (U aktivizuan: Muriel, Paamaçiu, Rrapaj, Murra, Lika).Trajner: Ditmar Bicaj)

Gjyqtarë: Ditmir Grimci, Arlind Kastrati, Xhovani Kasneci(Shkodër)

Kur duhen edhe rreth tre javë nga nisja e sezonit të ri futbollistik të Superiores së futbollit shqiptar, Vllaznia një miqësore përgatitore duke pasur përballë Burrelin e kategorisë së parë.

Edhe pse diferencat në kategori dhe traditë, flasin tërësisht në favor të Vllaznisë, në fushën e lojës nuk është se është para ndonjë gjë e tillë. Kjo, edhe për meritë të skuadrës matjane, e cila nën drejtimin e trajnerit të ri, ish futbollistit kuqeblu, Ditmar Bicaj, ka bërë një përformancë shumë të mirë në fushën e lojës.

Duke luajtur me formacionin e saj më të mirë, Vllaznia ishte superiore gjatë 45 minutave të parë, por mbyllja e pjesës së parë me shifrat e barabarta 0-0, tregoi përsëri pafuqueshmërinë e repartit të sulmit për të gjetur golin e avantazhit,

Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, në pushimin mes dy pjesëve, të dy trajnerët realizojnë ndërrime në formacionin e parë, ku më tepër një gjë e tillë konstatohet nga trajneri i matjanëve, Bicaj.

Ajo që bie në sy në këtë pjesë loje është aktivizimi në formacionin e Vllaznisë, i dyshes, Flori Spahia dhe Ensar Tafili. I pari, Spahia,  rikthehet pas vuajtjes së një dëmtimi të gjatë që la jashtë fushës së lojës përmbi një sezon futbollistik. Ndërkohë, që i dyti, Ensar Tafili, ka firmosur vetëm një ditë më parë duke u rikthyer në shtëpi pas një aktivizimi tre vjeçar me Partizanin.

Në këtë pjesë loje del në dritë goli mjeshtror i shënuar nga Kliti Qato përmes një goditje perfekte dënimi nga distanca rreth 30 metër. Gol ky që mbyll edhe të gjithë ndeshjen me rezulatatin 1 me 0 në favor të Vllaznisë.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Brdariç, theksoi se skuadra e drejtuar prej tij po punon shumë për të lënë pas atë moment zhgënjyes të eleminimit nga Conferencë League.  Ndër të tjera, Brdariç u ndal edhe tek dyshja Spahia-Tafili, të cilët tha se vepruan mjaft mirë në fushën e lojës duke dhënë garanci për alternativa serioze në sezonin e ri futbollistik.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Burreli, 1-0(Pjesa e dytë-transmetim direkt nga Veriu Sport-Ne koment, si dhe dy prononcimet e dy trajnerëve, Thomas Brdariç dhe Ditmaj Bicaj, pas ndeshjes).

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img