Saturday, November 23, 2024

Egnatia humb miqësoren e transfertës me Napolin. Rrogozhinasit tashmë të përqëndruar për sfidën së enjtes në “Loro Boriçi” ndaj kampiones së Islandes

Lexo

Miqësorja e luajtur mbrëmjen e të dielës në Napoli në mes skuadrës vendase të serisë A italiane dhe Egnatias mysafire të Superiores së futbollit shqiptar është mbyllur me rezultain 4 me 0 në favor të italianëve.

Për formacionin e Antonio Contes shënuan Kvaratskhelia, Politano, Simeone dhe Ngonge.

Një fitore 4-0 e italianëve me dy gola në çdo pjesë loje, në fillim me Kvaratskhelia dhe në pushim shkojnë me 2-0 falë Politanos. Conte revolucionon njëmbëdhjetëshen në pjesën e dytë, kur shënojnë edhe Simeone dhe Ngonge.

Skuadra rrogozhinase zuri vendin e Adana Demirspor, kundërshtarja e përcaktuar fillimisht për të sfiduar Napolin: turqit u desh të tërhiqeshin për çështje burokratike, duke i lënë vend ekipit shqiptar.

Tashmë për rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, përqëndrimi është i gjithi për sfidën e kthimit të Conferencë League ndaj kampionëve të Islandes që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img