Karateistja e talentuar lezhiane Mikela Skandaj e lindur në Verona të Italise, por me nënshtetësi Shqipëtare, sot ka bërë betimin si shtetase Italiane. Shkëlqimi i saj këto vitet e fundit, si në kampionatin Italian të karatese, por edhe në arenen ndërkombëtare, ka vënë në lëvizje autoritetet Italiane, të cilët e kan paisur Mikelen dhe familjen e saj me cittadinanze, që do të thotë se Mikela Skandaj, tashme është edhe Shtetase Italiane.
Lajmin e bëri të ditur babaj i saj Angjelin Skandaj, i cili njëherazi ka meritë të veçantë për mbërritjen deri në këto nivele të vajzës së tij, jo vetëm duke sakrifikuar financiarisht por duke qënë një asisten i përkryer në proçeset stërvitore përkrah trajnerëve italianë.
”Shqipëria ështe foleja e parë, ndërsa Italia mbetet një thesar”, shkruan në rrjetet sociale babai i kampiones së karatesë Mikela Skandaj duke mos nguruar të falenderoj Shtetin Italian për vemendjen dhe përkujdesjen ndaj vajzës së tij.
Vemendje, të cilën nuk e ka gjetur në shtetin amë të Shqipërisë, ku megjithë interesimin dhe insistimin e vazhdueshëm që Mikela të përfaqësonte flamurin Shqipërinë, pati një indiferendencë të pakuptimtë deri në kufijtë e absurdes për mostrajtimin e kërkesës së saj për të garuar për Shqipërinë.
Po çfarë fiton nënkampionja e Europës Mikela Skandaj nga pasaporta Italiane ?! Kujtojmë se nga mungesa e pasaportes Italiane, vitin e kaluar Mikela, edhe pse e kishte fituar të drejten për të konkuruar në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Skoci, nuk arriti të merrte pjese për arsye të mungesës së dokumentacionit të zyrtarizuar nga kombëtarja e Shqipërisë, ku prej dy vitesh e kërkon me insistim.
Ndaj, kjo dhuratë që i ka bërë shteti Italian e ka gëzuar pa masë talenten Lezhjane duke i dhënë asaj mundësinë që tani e prapa të konkuroj në të gjithë Boten me uniformën e kombëtares së Italisë. Rasti në fjalë, duhet të analizohet seriozisht nga strukturat shtetërore të Republikës së Shqipërisë, sepse pa as më të voglin diskutim, Shqipëria ka humbur një kampione në disiplinën e karatesë, që shumë shpejt ka për t’ia dëgjuar jehonën kësaj talente nga fshati Baqel i Lezhës, që tashmë është tërësisht e Italisë.
Gaspër MARKU