Kampionët e Egnatias do të nisin të mbrojnë titullin kampion në “Elbasan Arena” ku do të ndeshjen me “pritësen”, Dinamo City. Dueli, i cili nis në orën 20:00, do të transmetohet ekskluzivisht nga Radio Televizioni Shqiptar në RTSH Sport.
Për Egnatian ky takim do të jetë i veçantë pasi për herë të parë në historinë e klubit nis një sezon si “e ndjekur” dhe jo si “ndjekëse”. Ekipi rogozhinas edhe pse ka bërë disa ndryshime në skuadër ka treguar qartë se edhe në sezonin e ri pretendon për titull dhe ky fakt reflektohet më së miri nga rinovimi i kontratës së Edlir Tetovës nga ana e presidentit Demrozi.
Ndërsa nga ana tjetër Dinamo City nis sezonin e ri përballë një ekipi, të cilin nuk e ka mundur asnjë herë në tetë përballjet e fundit. Bilanci flet për ekipin rogozhinas, të cilët kanë fituar 4 herë, ndërsa në 4 takimet e tjera tjera sfidat janë mbyllur në barazim.
Nëse llogariten edhe precedentët mes dy ekipeve në në Kategorinë e Parë (2020-2021), atëherë numri i ndeshjeve pa fitore të Dinamos përballë Egnatias shkon 10.