Skënderbeu do të debutojë në kampionat përballë AF Elbasanit, takim që do të luhet të hënën në Korçë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH 2.
Në prag të takimit, foli Gvozdenovic, tekniku u shpreh se ekipi i tij nuk është gati vetëm për nesër por për 36 javët e kampionatit.
“Ne jemi gati, jo vetëm për nesër, por edhe për kampionatin. Është një javë e rëndësishme, jemi përgatitur mirë, jemi të qetë, jemi të përqendruar dhe do të flasim pas ndeshjes.
Objektivi? Fola me drejtorin dhe më tha që të promovojmë lojtarë, të luajmë futboll të bukur dhe të kemi një projekt afatgjatë. Aktualisht jemi përqendruar te Elbasani dhe presim të bëjmë mirë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Skënderbeut.