Sunday, November 24, 2024

(Video) Pragndeshja, Partizani-Vllaznia. Trajneri Brdariç: E nisim me fitore në kryeqytet, kapiteni Balaj është lideri ynë

Lexo

Partizani-Vllaznia, ndeshje e cila luhet mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00, konsiderohet si dueli më i rëndësishëm i javës së parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Superioren e futbollit shqiptar. Sfidë për të cilën, ka folur gjatë trajneri kuqeblu Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp dhënë sot përpara gazetarëve shkodranë.

“Po presim me padurim ndeshjen e nesërm. Jemi ende me mungesa, e di që edhe ekipi tjetër ka mungesa, ndaj nuk duam të ankohemi. Jam i lumtur që kam këto lojtarë të gatshëm dhe me këta lojtarë do të shkojmë të luftojmë ndaj Partizanit.

Ne e dimë që miqësoret , të them të drejtën janë vetëm për përgatitje, ndërsa ndeshja e nesërme është kompeticion dhe luftojmë për pikë. Të gjithë e dinë këtë dhe kjo është arsyeja pse atmosfera është e mirë. Në kushtet që kemi, bëjmë më të mirën. Falënderoj lojtarët si kanë punuar dhe jam i kënaqur me përgatitjet, si kanë shkuar dhe kemi ende gjëra për të bërë e punuar që të përmirësojmë. Po pres me padurim ndeshjen nesër për të parë se ku do të jemi.”, tha fillimisht tekniku Brdariç.

I pyetur në lidhje me mungesat e mundshme që skuadra ka në këtë ndeshje, Brdariç, shprehet:

“Nuk dua të numëroj mungesat, se në mendjen time janë lojtarët që janë nesër, që janë të gatshëm për këtë ndeshje të rëndësishme. Por në pjesën ofensive mungojnë Kahrimanoviç dhe Gruda, dy lojtarë me eksperiencë që mendonim se do të na ndihmonin në fillimin e sezonit. Kemi Bekimin që e di se si të përballohet me këta lojtarë që e rrethojnë, jam i lumtur që e kam këtu. Le të vazhdojmë në rrugën e duhur dhe të kemi një start shumë të mirë.”.

Një tjetër pyetje nga gazetarat shkodranë, ishte për sulmuesin senegalez, i cili i përfolur për të qënë pjesë e Vllaznisë, nuk ka akoma një informacion konkret për të.

“Pikë së pari më vjen keq për këtë situatë, që u lajmërua si zyrtarizim kur gjithçka nuk ishte zyrtarizuar, nuk është bërë me qëllim. Drejtori dhe Albani u munduan që të sjellin këtu lojtarë me dokumentacioni dhe me rregulla të qarta, të motivuar që dëshironin të vinin të Vllaznia. Në këtë rast, lojtari vendosi të ikte nga Shkodra. Ky është informacioni i fundit që kam, po mundohemi të gjejmë zgjedhje tjetër, por për mua nuk ndikon në ndeshjen e nesërme.”, tha Brdariç.

“Ne jemi një ekip, po punojmë fillimisht për veten, për tifozët tanë që na mbështetin dhe për presidentin. Ai po mundohet të bëjë më të mirën, që të na japë mundësinë që të punojmë, Ne mundohemi të zgjidhim gjërat, cilët do të vijnë. Nuk është koha të ankohemi, të flasim për të tjerë. E kam në mendje shumë të qartë dhe kjo është ajo që dua t’u jap lojtarëve, një ide të qartë si të luajmë. Me lojtarët që kemi besoj se mund të fitojmë ndaj Partizanit”, tha ndër të tjera njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç gjatë konferëncës për shtyp dhënë sot me gazetarët shkodranë.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdariç, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img