Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme shënoi startin e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore 2024-2025. Dy duelet e para të javës së parë, jnë: Teuta-Bylis dhe Dinamo-Egnatia, ndërkohë që tre përballjet e tjera të kësaj jave luhen nesër.
Njihuni me formacionet zyrtare të të dy ndeshjeve.
Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, trajnerët Edi Martini(Teuta) dhe Emanuel Egbo kanë aktivizuar këto futbollistë:
TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Kruja, Kotobelli, A. Peposhi, Beqja, Arifi, Vila, Lloci, E. Peposhi. Trajner: Edi Martini
BYLIS: Beqaj, Abazaj, Peralta, Bruno, Ajodeji, Maçolli, Papa, Përgjoni, Uendel, Uallison, Treni. Trajner: Emanuel Egbo
Ndërkohë, në stadiumin “Elbasan Arena”, trajnerët Dritan Mehmeti(Dinamo) dhe Edlir Tetova(Egnatia) aktivizojnë këto futbollistë:
DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Meksi, Lorran, Karamba, Gudiabi, Dita, Vila, Qardaku, Mandela. Trajner: Dritan Mehmeti
EGNATIA: Dabjani, Dulis, Xhemajli, Malota, Fangaj, Alijev, Aleksi, Zejnullai, Lushkja, Xhoel, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova