Superiorja në RTSH: 3 sfida ditën e sotme, spikat Partizani-Vllaznia

Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje të “Abissnet Superiore”, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt dhe pa pagesë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Laçi-Tirana është sfida e parë e ditës së sotme, që do të transmetohet në orën 17:00 në RTSH Sport.

Më pas në orën 20:00 do të luhen dy takimet e tjera, që do të mbyllin javën e parë të “Abissnet Superiore”. Supersfida Partizani-Vllaznia do të luhet në “Arenën e Demave” dhe do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu-AF Elbasani, që do të transmetohet në RTSH 2.

Para ndeshjeve dhe pas ndeshjeve do të vijë emisioni “Supergol”, me protagonistë analistë, profesionistë, intervista me trajnerët dhe vetë lojtarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu