Dy nga skuadrat më të spikatura të futbollit shqiptar, Vllaznia dhe Partizani përballen pas pak çastesh në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit në sfidën e javës së parë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore.
Dy skuadra, të cilat sa herë përballen njëra me tjetrën në objektiv kanë vetëm fitore. Edhe në këtë përballje, dy trajnerët përkatës kanë deklaruar një gjë të tillë, ku natyrisht të kuqtë janë më të favorizuar si pritës, ndërkohë që edhe pse udhëtues, kuqeblutë kanë udhëtuar për një objektiv të tillë.
Në këto momente, të dyja skuadrat janë duke bërë nxemjen e zakonshme, ndërkohë që trajneët Arbër Abilaliaj i Partizanit dhe Thomas Brdariç i Vllanzisë kanë zyrtarizuar emrat që e nisin nga minuta e parë.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Zeka, Maget, Cara, Zguro, Sembene, Hadroj, Mba, Rrapaj. Trajner: Arbër Abilaliaj
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juric, Balaj, Mala, Deliu, Dodaj, Qato, Jago, Stojanovic, Alivoda. Trajner: Thomas Brdariç
Gjyqtarw: Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)
Asistent 1: Denis Rexha(Tiranë)
Asistent 2: Ridiger Çokaj(Lezhë)
Arbitër i 4: Florjan Lata(Durrës)
Var :Emanuela Rusta(Elbasan)
Avar: Erjon Bylykbashi(Elbasan)
Delegat: Eduard Gjini(Tiranë)
Vëzhgues: Klajdi Kola(Tiranë)
Fatos LAMAJ