Monday, November 25, 2024

Post Partizani, Hysen Zmijani i kënaqur për 3 pikët e Vllaznisë, por ka rezerva për kualitetin

Lexo

Vllaznia kaloi me sukses të plotë testin e parë kryeqytetas ndaj Partizanit dhe tani pret plot besim edhe të dytin ndaj Tiranës. Një tjetër fitore për javën e dytë të kampionatit, ndaj dy rivalëve direkt, do të ishte pa dyshim nisja perfekte për shkodranët.

Ai gol i Alivodës dhe ato tri pikë në fushën e Partizanit kanë bërë që tifozët kuqeblu të ëndërrojnë, këtë herë ndoshta jo me euforinë tipike shkodrane. Ish-lojtari i shquar i Vllaznisë, Hysen Zmijani, thekson në një intervistë për “Panorama Sport” se skuadrat duan disa javë që të qartësojnë lojën e tyre, megjithatë ajo fitore kundër Partizanit jep besim të madh për një sezon të suksesshëm.

 “E ndoqa ndeshjen, sigurisht. Ishte ndeshja e parë e kampionatit dhe të dyja skuadrat nuk e kanë qartësuar lojën e tyre. Kanë luajtur ndeshje miqësore së fundi, por kur bëhet fjalë për pikë situata ndryshon. Mendoj se do të duhet të kalojnë disa javë për të parë më mirë se çfarë niveli loje zhvillon Vllaznia dhe Partizani, apo skuadrat e tjera. Mendoj se ishte një ndeshje e hapur, e luftuar nga të dy ekipet. Pati agresivitet në fushë nga lojtarët e dy skuadrave, por duhet të them se kualitet nuk pashë. Por kjo është e justifikuar me faktin se jemi ende në startin e sezonit.”, tha ndër të tjera gjatë intervistës së dhënë për Panorama Sport.

Fatjon RUPI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img