Friday, November 22, 2024

Merkato-Vllaznia firmos me mbrojtësin, Arton Podrimcaku

Lexo

Ishte në provë prej disa ditësh në gjirin e Vllaznisë duke marrë pjesë në shumë seanca stërvitore kuqeblu, por edhe në ndeshje miqësore,  dhe më së fundmi, mbrojtësi nga Kosova, i rritur dhe i lindur në Suedi Arton Podrimcaku, ka marrë besimin e stafit teknik si dhe të presidencës, të cilëtr mesditen e sotme zyrtarizuan veshjen e tij kuqeblu.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku. Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë. I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit. Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img