Friday, September 20, 2024

Broja i pafat, problemet me dokumentacionin, transferimi i tij tek Ipsuiç drejt dështimit

Lexo

Transferimi i  Armando Brojës tek Ipsuiç në formë huazimi rrezikon të dështojë, duke rritur mundësinë që sulmuesi të mos largohet nga Çelsi këtë muaj. Është prestigjiozja “The Guardian”, që analizon situatën e sulmuesit shqiptar.

Ipsuiç kishte rënë dakord për një marrëveshje me Çelsin që shqiptari të kalonte sezonin me ta në formë huazimi. Një nga kushtet ishte që skuadra e trajnerit Kieran McKenna-s do të nënshkruante me Brojën për 30 milionë stërlina nëse do të arrinin të qëndronin në elitë në vitin e parë të kthimit në Premier League.

Por transferimi është zvarritur dhe kuptohet se ka një perspektivë serioze që të dështojë për çështje dokumentacioni që nuk kanë të bëjnë me Çelsin. Transferimi nuk është plotësisht i pamundur, por Ipsuiç po shikon opsione alternative për sulmin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img