Monday, November 25, 2024

Partizani thyen Skënderbeun në minutat shtesë

Lexo

Është mbyllur sfida në “Arena e Demave” me fitoren 2-1 të Partizanit përballë Skënderbeut.  Goli spektakolar i Rrapajt nga distanca, ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Skënderbeut në pjesën e dytë, që iu kundërpërgjigj “Demave” me një tjetër eurogol, të shënuar nga Rabiu. Mesfushori afrikan i korçarëve la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 84 pas daljes me kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Mehmeti në minutën e 93-të.

Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin, që u ngjit në kuotën e 3 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 javët e para.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img