Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Teuta, në RTSH Sport. Abissnet Superiore, java e dytë

Dy sfida në orare të ndryshme mbyllin javën e dytë të Superiores

Bylis-Dinamo(17:00) dhe Elbasani-Teuta(20:00) janë dy sfidat që do të mbyllin javën e dytë të Superiores dhe që do të vijnë drejtpërdrejt dhe pa pagesë në ekranin e RTSH Sport.

Si Bylisi, ashtu dhe Dinamo, humbën në javën e parë, respektivisht me Teutën(2-1) dhe Egnatian(2-0), ndërkohë që do të kërkojnë pikët e para në këtë përballje.

Në sfidën tjetër, Elbasani, që barazoi 1-1 një javë më parë në Korçë, do të kërkojë debutimin me fitore në shtëpi përballë një Teute që vjen pas fitores me Bylisin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu