Pas largimit të Orgs Shehit dhe më pas komandimit në krye të skuadrës së drejtorit sportive, Arbër Abilaliaj, Partizani zyrtarizoi pasditen e sotme trajnerin e ri.
Ai është Aleksandar Veselinoviç, i cili është prezantuar sot në konferencën për mediat nga drejtori sportiv i klubit Arbër Abilaliaj.
54-vjeçari nga Serbia ka një karrierë të pasur si trajner, pasi ka drejtuar skuadra si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Skuadra e fundit që ka drejtuar Aleksandar Veselinoviç ka qenë Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.