Dy ndeshjet e luajtura sot, Bylis-Dinamo 1-0 dhe Elbasani-Teuta 3-0, ishin të fundit e javës së dytë të kategorisë Abissnet Superiore. Pas rezultateve edhe të tre dueleve të ditës së djeshme, Egnatia-Laçi 2-1, Vllaznia-Tirana 2-2 dhe Partizani-Skënderbeu 2-1 me formë të plotë edhe renditja.
Kështu, pas javës së dytë, Abissnet Superiore kryesohet nga Egnatia. Pas dy fitoreve radhazi, kampionët në fuqi kanë 6 pikë të plota, duke u ndjekur nga Elbasani dhe Vllanzia me nga 4 pikë.
Bylis, Partizani dhe Teuta vijnë më pas në vendin e katërt, pesë dhe gjashtë me nga tre pikë. Tirana është e shtata me 2 pikë, ndërkohë që Laçi dhe Skënderbeu mbajnë vendin e tetë dhe nëntë me nga një pikë për të mbyllur Dinamo me zero pikë
Rezultatet dhe renditja e javës së dytë të Superiores