Java e parë e Kategorisë së Parë dhuroj spektakël, ku në të gjitha ndeshjet pati supriza që nga fitorja e Pogradecit të sapo ngjitur e deri tek fitorja e Burrelit në Vlorë përballë Flamurtarit. Por java e dytë ka ndeshje mjaftë interesante ku secila skuadër do të tentoj të mar maksimumin e ndeshjes. Kështu java e dytë do të nis të premten ku Lushnja e Gugash Maganit do pas barazimit në Peshkopi përballë Korabit do të ketë përballë Pogradecin e Samuel Nikaj.
Kjo ndeshje pritet të jetë e luftuar për vet faktin se në javën e parë të dyja skuadrat patën rendiment të lartë sportiv. Më pas java e dytë do të vijoj të shtunën me derbin e veriut Burreli-Valbona,aty ku matjanët vijnë me moral të lartë pas fitores me Flamurtarin ndërsa Valbona do të kërkoj të mos dal pa pikë nga stadiumi “Liri Ballabani”.
Në po të njëjtën orë do të luhet në Fier Apolonia-Kastrioti dy skuadra me objektiv të njëjtë marrjen e tre pikëve për të mos ndërlikuar më tepër situatën që në javët e para. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për ndeshjen Erzeni-Flamurtari e cila do të luhet në stadiumin “Tofik Jashari” aty ku Erzeni do të ketë një armë më tepër pikërisht publikun shijakas,ndërsa Flamurtari me lojtarë Superiore do kërkoj të mos humbas asgjë në këtë javë të dytë.
Duel mjaftë interesant do të zhvillohet në Vorë aty ku skuadra vendase e Vorës do të luaj përballë Kukësit tërësisht të transformuar,me objektivin e ngjitjes sërish në Kategorinë Superiore. Kjo javë e dytë do të mbyllet ditën e dielë me sfidën Besa-Korabi e cila do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”,Besa e cila fitoj javën e parë përballë Valbonës do kërkoj të bëj të njëjtën gjë edhe përballë Korabit,ndërsa miqtë nga Dibra pas barazimit në shtëpi do të japin maksimumin për të mos dal pa pikë nga kjo sfidë.
Të premten
Lushnja-Pogradeci(17:00)
Të shtunën
Apolonia-Kastrioti(17:00)
Burreli-Valbona(17:00)
Erzeni-Flamurtari(17:00)
Vora-Kukësi(17:00)
Të dielën
Besa-Korabi(17:00)
Fatos LAMAJ