Sunday, November 24, 2024

Albert Kaçi, analizon Vllazninë. Ish sulmuesi kuqeblu: Nuk bindin në lojë, Tirana i dominoi. U gabua me rikthimin e trajnerit Brdariç

Lexo

Albert Kaçi ish-mesfushori sulmues i Vllaznisë i ka bërë një përmbledhje dy javëve të para të zhvilluar nga skuadra kuqeblu. Sipas tij, Vllaznia ka marrë më të mirën e mundshme në dy takimet e para, por loja nuk ka qenë bindëse. Për “Panorama Sport” ai është shprehur skeptik për të ardhmen, teksa ka thumbuar edhe stafin drejtues të klubit dhe trajnerin Brdariç.

Si ju duket Vllaznia e këtij fillim sezoni?

Të them të drejtën nga ana e pikëve nuk duket keq. Te loja që ka zhvilluar të lë për të dëshiruar. Kështu që do të shihet në vazhdim, sepse ky është vetëm fillimi.

Barazimi me Tiranën sipas jush rezultat i drejtë, apo Vllanzia la dy pikë?

E kam ndjekë totalisht takimin. Për mua, Tirana e ka dominuar në lojë Vllazninë. Për mendimin tim, Vllanzia mund të kishte lënë edhe tre pikë. Për mua, Vllanzia mori një pikë me vlerë në këtë takim. Tirana pati shumë raste, dhe në fund të lojës madje. Edhe sikur të kishte fituar Tirana nuk ishte për t’u habitur.

Çfarë duhet të rregullojë trajneri, që ekipi të arrijë te fitorja në takimet e ardhshme?

Trajnerin e kemi pasur edhe para dy sezonesh. E ka pasur titullin kampion në dorë dh e ka humbur. Për mendimin tim zgjedhja e këtij trajneri ishte e gabuara. Nuk e di se çfarë mund të rregulloj. Një trajner që nuk bashkëpunon me lojtarët ose me stafin më të afërt nuk pritet që të bëjë më të mirën. Ai mesa di merr përsipër gjërat vetë dhe bën si do vetë.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img