Saturday, September 21, 2024

Rudi Piraniqi dhe Haris Dalipi, emërohen trajnerë të kombëtareve rajonale të moshave të U12 dhe U13

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar trajnerët e kombëtares rajonale për sezonin 2024-2025. Rudi Piraniqi do të trajnojë kategorinë U12, ndërkohë që Haris Dalipi U13.

Dy trajnerët në rikonfirmohen në këtë detyrë, pasi edhe më herët kanë qënë në këto pozicione duke marrë vlerësime shumë pozitive nga strukturat përkatëse teknike pranë FSHF-së.

Me një karrierë sportive të pasur si trajner, që bazën e ka me Klubin e Futbollit Shkodra, Rudi Piraniqi është kompletuar me liçensen më të lartë të trajnerit Uefa Pro dhe Uefa Atletik B, ndërkohë që është pjesë edhe e Otrant Ulcinj në cilësinë e Fitness Coach.

Ndërkohë, Haris Dalipi, një ish futbollist i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera, prej disa vitesh është pjesë e stafit teknik të Akademisë Futbollit Vllaznia, madje duke u shpallur kampion rajonal me kategorinë e moshës U-13.

Sipas informacionit marrë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, proçesi stërvitor i kombëtares së moshave, U12 me trajner Rudi Piraniqi dhe U13 me trajner Haris Lika, do të fillojë në muajin shtator.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img