Friday, September 20, 2024

Talentet e Vllaznisë Rejan Alivoda dhe Kevin Dodaj në kombëtaren U21 për ndeshjen me Zvicrën-Kualifikueset e Euro 2025. Një e ardhme shumë premtuese i pret dy futbollistët kuqeblu!

Lexo

Dy talentët e rinj të Vllaznisë, Rejan Alivoda dhe Kevin Dodaj janë thirrur nga trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi për ndeshjen zyrtare me Zvicrën në kuadrin e kualifikueseve të Euro 2025.

Ka qënë forma e mirë sportive që po kalojnë dy futbollistët kuqeblu në ndeshjet e tyre me Vllazninë, që ka bindur trajneri Bushi për t’i pasur dy talentët shkodranë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme me Zvicrën.

21 vjeçari Alivoda, ishte autor i golit të fitores për Vllazninë në përballjen e javës së parë në transfertë me Partizanin. Ndërkohë, 18 vjeçari Dodaj, edhe pse nuk shënoi, në të dy ndeshjet e javës së parë dhe të dytë, si me Partizanin si dhe Tiranën, ishte ndër titullarët më të spikatur në fushën e lojës, jo vetëm për lojën sulmuese, por edhe për përkujdesjen e vazhdueshme në prapavijë.

Përfshirja në kombëtaren U-21 e këtyre dy futbollistëve është një sinjal shumë pozitiv, jo vetëm në aspektin personal por edhe për vlerat e klubit kuqeblu duke dhënë kësisoj edhe një mesazh të drejtpërdrejtë edhe për të rinjtë e tjerë që janë pranë skuadrës së parë, apo në Akademinë Vllaznia për të ndjekur rrugën e tyre.

Pa anashkaluar vlerat e 21 vjeçarit Rejan Alivoda që është në mbylljen e ciklit me kombëtaren e kësaj kategorie moshe, prania e Kevin Dodajt në kombëtaren U21 në një moshë 18 vjeçare është ndër rastet e pakta që ka marrë vemendjen e specialistëve të futbollit, të cilët e konsiderojnë të ardhmen e tij me një garanci të plotë suksesi.

Me moshën që ka, fare mirë mund të luante me kombëtaren U19, por Dodaj pritet të jetë titullar me kombëtaren U-21 në përballjen me Zvicrën. Madje, burime pranë stafit të kombëtares së madhe kuqezi bëjnë me dije se tekniku Silvinjo po e vëzhgon me shumë kujdes ecurinë e këtij djaloshi të talentuar për ta pasur shumë shpejt në grupin e futbollistëve të kombëtarës A.

Pa u larguar nga kombëtarja U-21, për t’u theksuar është se në listën e grumbullimit të trajnerit Alban Bushi bëjnë pjesë edhe katër shkodranë të tjerë që luajnë me skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë vendit. Bëhet fjalë për  Marcelino Preka(Partizani), Geralb Smajli dhe Elmando Gjini(Ballkani-Kosovë) dhe Elton Fikaj,(Panathinaikos).

Ndeshja, Zvicër-Shqipëri për kualifikueset “Euro 2025”, do të luhet më 6 shtator në “Stade de la Tuiliere” duke filluar nga ora 19:30.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img