Friday, September 20, 2024

(Intervista) Pogradeci-Flet trajneri Samuel Nikaj, eksperti i ngjitjes së skuadrave në Superiore

Lexo

Pogradeci e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ti futbollistik të kategorisë së parë, 2024-2025. Ndonëse një ekip debutues në këtë kategori liqenorët mposhtën në javën e parë Kastriotin e Krujës me rezultatin 3 me 1. Duke se drejtuesit nuk kanë gabuar në bashkëpunimin me trajnerin shkodran Samuel Nikaj, një mjeshtër tashmë i njohur, si në Shqipëri dhe Kosovë për ngjitjen e skuadrave në Superiore. Madje, me pogradecaët, kontributi i Samuel Nikajt nis që nga ngjitja që i ka bërë skuadrës nga kategoria e dytë në të parën, ndërkohë që këtë sezon do të provojë edhe objektivin madhor, atë të ngjitjes në Superiore.

Pas javës së parë të Kategorisësë së Parë, si duket gjendja e ekipit të Pogradecit?

Gjendja është e mirë, kemi punuar intensivisht me nga 2 seanca, dhe kryesorja nuk kemi patur dëmtime pas këtyre ngarkesave.

Janë parë shumë lëvizje në ekip, a eshte gati Pogradeci per e sezonin e ri?

Besoj jemi gati, grupi është konsiliduar dhe kanë fituar besim në vete, pas disa ndeshjesh miqësore të interpretuara mirë.

Cili është objektivi që drejtuesit ju kan vënë për këtë sezon?

Objektiv kemi të fitojmë çdo ndeshje, nën moton respekt për çdo kundërshtar, por frik asnjë kundërshtar.

Cilat skuadra shihni si favorite për ngjitjen,dhe kë skuader shikoni si më me pak shance për të qëndruar?

Un mendoj që ska favorit, janë të gjitha skuadra me emra dhe që kan investuar.

Në dy vite arritët të ngjiteshit në Kategorinë e Parë, si një trajner i cili jeni ekspert i ngjitjeve të skuadrave një kategori me lartë, si mendon sa e vështirë mund të jetë ngjitja në Kategorinë Superiore?

Normal që është vështirë, por me punë dhe sakrificë çdo gjë mund të arrihet.

Sa ka ndryshuar Kategoria e Parë nga hera e fundit që ju keni drejtuar në këtë kategori?

Ka ndryshuar shumë,është shtuar cilësia,sepse jan zvogëluar numri skuadrave.

Mos ndryshimi i formulës së kampionatit, e zbeh sadopak rivalitetin ne Kategorinë e Parë?

Rivaliteti besoj do jetë shumë i madh, pavarsisht formulës që ky kampionat ka.

Intervistoi: Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img