Thursday, September 19, 2024

Teuta mbyll përgatitjet anti-Partizani dhe prezanton dy blerjet e reja

Lexo

Teuta mbyll përgatitjet anti-Partizani, takim ky që luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 20:00. Stafi teknik me në krye trajnerin Edi Martini kanë dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në “Stadiumin Niko Dovana”.

Ekipi vjen në këtë takim në gjëndjen më të mirë të mundshme grupi ësht i plote dhe ne gjendje optimale, ndaj dhe ka optimizëm për rezultat pozitiv.

Po sot, Teuta ka prezantuar zyrtarisht edhe dy blerjet e reja që i përkasin mesfushës dhe sulmit.

Njoftimet zyrtare të KF Teuta

 

Mirësevjen Rrok Toma!

KF Teuta njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian, Albinoleffe, për huazimin e sulmuesit Rrok Toma. Tashmë Toma do të jetë pjesë e organikës së Teutës, pas eksperiencës me ekipin e Albinolefes. Toma është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë kombëtar U-21 dhe bëhet një tjetër afrim cilësor i kësaj moshe te Teuta.

 

Mirësevjen Thodhori Mingo

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Thodhori Mingo është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin 26 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e #Kukësit. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #Mingo dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img