Saturday, November 23, 2024

Arbitrimi-Adrian Beqiraj i kolegjumit të kryeqytetit, gjykon sot sfidën Skënderbeu-Vllaznia

Lexo

 

Skënderbeu dhe Vllaznia përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Ai që do t’i fryejë bilbilit si kryesor në orën 20:00 për të vënë drejtësi në sfidën Skënderbu-Vllaznia do të jetë arbitri nga Tirana, Adrian Beqiraj, arbitër ky që edhe sezonin e kaluar e ka gjykuar disa herë Vllazninë në ndeshjet e kampionatit të Superiores, ku përgjithësisht kuqeblutë nuk kanê shfaqur kontestime.

Sipas njoftimit zyrtar të sektorit të Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në ndihmë tyë Beqirajt për gjykimin e kësaj ndeshje, janë dy kolegët e tij të kolegjiumit tëe Tiranës, Alfred Shkreta dhe Feliks Kolleshi(Tiranë), ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë, elbasanasi Silvio Dyrmishi.

Në sistemin VAR është durrsaku, Florjan Lata dhe AVAR Orlando Kuka nga Tirana. Delegat dhe vëzhgues të kësaj ndeshje janë caktuar: Ilirjan File(Elbasan) dhe Mentor Sopjani(Elbasan).

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img