Sfida mes Laçit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, foli trajneri i Bylisit, Emmanuel Egbo:
“Mendoj që është një rezultat i drejtë, barazimin e meritonin të dyja ekipet. Të gjithë kishin rastet e tyre, por është diçka pozitive pasi arritëm të krijonim hapësira dhe raste për gol. Një pikë në fushën e Laçit është diçka pozitive.
Ndoshta nuk duket mirë atmosfera dhe kushtet e ndeshjes. Në pjesën e parë kishim erën favor, ndërsa në të dytën jo. E rëndësishme është që ekipi nuk ka pësuar gol. Pjesën e dytë e kishim kundër erën dhe na shtynte topin nga poshtë”, tha Egbo.