Partizani ka arritur të marrë një fitore 2-0 në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”,
Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve të krijuara. Skuadrat e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë, duke u vendosur në kërkim të golit. Në minutën e 59-të ishte Rrapaj që arriti të kalojë të kuqtë në avantazh.
Ritmi u rrit ndjeshëm në minutat e fundit, spektakli nuk mungoi në Durrës. Partizani siguroi fitoren me anë të Mba, në fund, pas një këmbëngulje të gjatë.
Me këtë fitore, të kuqtë ngjiten në kuotën e 6 pikëve (2 fitore, 1 humbje). Ndërkohë, Teuta mbetet në kuotën e 3 pikëve(1 fitore, 2 humbje).