Saturday, November 23, 2024

Brdaric: “Jam krenar me lojtarët e mi. Fusha nuk na la që të luajmë”

Lexo

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 3-të, përfundoi me fitoren e korçarëve me rezultin 1-0 në favor. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric:

“Së parë, jam krenar për lojtarët e mi. I falenderoj sepse luajnë gjatë gjithë lojës me karton të kuq. Nuk e kam parë golin, nuk e di a është pozicion jashtë loje. Në fund të ditës ne luftuam gjatë gjithë ndeshjes.  

Duhet ta pranojmë golin, gjatë gjithë lojës kemi bërë një mbrojtje të mirë. Në momentin e pësimit të golit, nuk ishim shumë të vëmendshëm. Ai ishte momenti i vetëm ku vëmendja nuk ishte e duhura. 

Mbas kartonit të kuq, provuam të mbyllnim hapësirat. Fusha nuk na la të luanim. Edhe për Skënderbeun ishte e njëjta gjë. Na vjen keq, që dolëm të humbur nga kjo betejë. Lojtarët luftuan deri në fund.  

99% të lojës bëmë një mbrojtje shumë të mirë, vetëm 1% gabuam. Bismark ishte një lojtar shumë i mirë, njëherë që iu dha mundësia, shënoi. Këtë gjë duhet të kishim bërë edhe ne”, u shpreh Brdariç. 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img