Thursday, September 19, 2024

(Video) Triathlon Labeat 2024 në edicionin e 13-të. Një ditë festive në pikën turistike të Shirokës së Shkodrës. Fitues Genci Isufi nga Kosova për meshkuj dhe Julinda Peshku për femra

Lexo

Aktiviteti tradicional “Triathlon Labeat” që organizohet në pikën turistike të Shirokës nga Shoqata e Sporteve të Ujit-Shkodra Sport me drejtues Kliti Hotin dhe Bashkia Shkodër vjen në këtë ditë të parë të shtatorit 2024 në edicionin e 13-të të tij.

Me pjesëmarrjen e mbi 70-të garuesve të brezave të ndryshëm nga Shqipëria dhe Rajoni, ku konkurentja më e vogël ishte 10-të vjeçarja Hera Mesi, vajza e kampionit të atletikës Bledar Mesi,  dhe më i moshuari 76 vjeçari Shkëlqim Mema nga Tirana, aktiviteti në fjalë u shoqërua me faza shumë interesante.

I konceptuar me tre disiplina, konkurimi nisi me sportin e notit në distancën 750 metra pranë Molos së Shirokës, për të vijuar më pas me çiklizmin, pedalim në distancën 20 kilometër, Shirokë-Ura e Bunës në tre xhiro dhe për ta përfunduar më pas me vrapimin prej 5 kilometrash me itenerar, Shiroka-Lokali Arbri dhe kthim.

Një ditë ndryshe për Shirokën turistike, ku krahas garuesve, emocione të shumë shoqëruar edhe të pranishëm të shumtë, mes të cilëve edhe turistë nga Shqipëria dhe jashtë vendit, të cilët kishin zgjedhur këtë fundjavë Shirokën, por që patën rastin të shijojnë edhe këtë aktivitet mbresëlënës.

I udhëhequr nga kryegjyqtari Elvis Bilali, dhe me një juri profesioniste si ato të atletikës shkodrane: Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj, aktiviteti pati edhe një të veçantë sepse organizatori Kliti Hoti, ishte vetë në konkurim duke mbyllur me shumë sukses të tre disiplinat, not, çiklizëm dhe vrapim.

Në fund ka ardhur edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku drejtuesit e shoqatës së sporteve të ujit Shkodra Sport, Kliti Hoti dhe Elvis Bilali, së bashku me përfaqësuesin e zyrës së sportit pranë Bashkisë Shkodër, Antonio Shabani, kanë shpërndarë medaljet, diplomat si dhe kupat përkatëse për fituesit e disiplinave konkuruese.

Fituesit e Triathlon Labeat 2024

Kategoria Meshkuj të rritur: Genci Isufi nga Kosova, i ndjekur nga Bledar Mesi i Vllaznisë dhe Arbi Gabaj i Kosovës.

Kategoria Femra të rritura: Julinda Peshku, Elia Lika dhe Ema Bregu

Falenderim për ekipin e femrave në stafetë: Vali Premçi, Irma Temali dhe Liliana Idrizaj

Diploma dhe kupa për tre pjesëmarrësit më të rinj të aktivitetit: Hera Mesi, Elsar Balaj dhe Arbi Hori.

(Video) Pamje nga aktiviteti Triathlon Labeat edicioni i 13-të, organizuar nga Shoqata Sportet e Ujit dhe Bashkia Shkodër, si dhe ceremonia e mbylljes, ndarja e çmimeve për fituesit. Shirokë-1 shtator 2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img