Thursday, September 19, 2024

Supergoli i Mentor Mazrrekajt i jep fitoren kavajasve. Besa mund Korabin 1-0 për javën e dytë të kategorisë së dytë

Lexo

Besa-Korabi 1-0(Mazrekaj 85’)

Besa:Mehidri,Ncube,Spahiu,Mert,Abdulai,Mazrekaj,Nurja,Oliveira,Stafa,Frasheri,Goxhaj Trajner:Mirel Josa

Korabi:Qyrani,Paplekaj,Sina,Andoni,Kryemadhi,Shehu,Reçi,Cema,Kurti,Mziu,Lilaj Trajner:Agim Canaj

Gjyqtarë:Laver Alla,Maldin Sina,Stivi Met’Hoxha,Olti Çela(Lushnje) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Emirjon Sino(Fier)

Është mbyllur me fitoren e Besës sfida e fundit e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Skuadra e Mirel Josës ia doli që të mposhte Korabin në “Egnatia Arena”,duke koleksionuar kështu një fitore të rëndësishme.

Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Mentor Mazrekaj në minutën e 85-të të sfidës. Ish-i i Partizanit dhe Laçit shënoi një supergol nga goditja e këndit,duke lënë të  shtangur ekipin e Korabit.

Pas këtij triumfi Besa shkon në kuotën e 6 pikëve po aq sa Vora,ndërsa mbajnë vendin e parë. Ndërkohë Korabi nga krahu tjetër mbetet në kuotën e 1 pikëve dhe në vendin e 9-të.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img