“Zgjohet” Dinamo, mund Elbasanin 2-1 me 10-të lojtarë. Vendos penalltia e realizuar nga Dejvi Bregu në 91’

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo-Elbasani 2-1(Shënues: Mandela 64′, Bregu 90+1′ (p) / Musta 78′)

Duhej të vinte java e tretë e Abissnet Superiore që Dinamo të “zgjohet” duke marrë një fitore shumë të rëndësishme. Në mungesë të trajnerit të pezulluar Dritan Mehmeti, skuadra blu është drejtuar nga drejtori i Akademisë Dinamo, Erion Xhafa.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme, dinamovitët mundën Elbasanin me rezultatin 2-1 duke marrë fitoren dhe pikët e para në kampionat, pas dy humbjeve radhazi.

Mandela zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, ndërsa në të 77-n ishte Musta ai që vendosi sërish shifrat në baraspeshë. Por, për të siguruar fitoren mendoi Dejvi Bregu, i cili i dha tre pikët Dinamos pas golit të shënuar nga penalltia në minutën e 91-të.

Për t’u theksuar është se pas minutës së 71-të, Dinamo luajti me një futbollist më pak, pas një ndërhyrje të gabuar të Gudiabit në mesfushë që duke u verifikuar edhe në sistemin VAR, gjyqtari ndëshkon me të kuq futbollistin dinamovit.

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img