Ekipi pa pretendime, pa objektiv, pa afrime, pa zevendes trajner, pa trajner portierash.
Skuadra Veriore ka mbyllur javen e pare stervitore pa ndonje gje te re, vetem nje grup i vjeter futbollistesh ku numri nuk shkon me shume se 17-18 futbolliste, te cilet nen drejtimin e trajnerit Duli dhe drejtorit Rexha kane mbyllur kete jave stervitore.
Skuadra veriore aktualisht ndodhet ne nje gjendje kritike pasi deri tani nuk ka ndonje reagim nga Bashkia e Malesisë së Madhe e cila deri tani po hesht.
Gjithsesi drejtori sportiv Nuri Rexha i pakenaqur nga gjendja ka thene per gazetarin sportiv Bashkim Ramekaj :
“Do rrespektojme garen, jemi ne pritje per disa futbolliste nga Ballshi te cilet stervitjen do e bejne atje por kemi shprese per nje huazim. Do presim dhe keto 3 jave qe kane mbetur per afrime nga Beselidhja e Lezhes dhe Akademia e Vllaznise”.
Bashkim RAMEKAJ