Delvina-Butrinti 2-0(Shënues: Cendrik 4’, 61’)
Kartonë të verdhë: Nikolla 27/E.Gjata 63
Delvina:Xhaferaj,Donu,Çarçani,Avduli,Soue,Nikolla,Abet,Boçi,Samir,Cendrik,Myftari Trajner:Markelian Alinani (U aktivizuan:Braho,Peçi,Aliaj,Musta)
Butrinti:Anderson,Gjata,Basha,Dikson,Malaj,Çelo,O.Ageja,Dauti,Zhezus,Agu,Onuh Trajner:Adriatik Faslliu (U aktivizuan: Lala,Sejko,Sulejmani,S.Ageja,Husi,Tafa)
Arbitër:Erjon Lapa(Sarandë)
Delvina e trajnerit Markelian Alinani tregon dhëmbët përballë Butrintit në miqësoren e zhvilluar pasditen e djeshme në Delvinë. Një ndeshje ku Butrinti për asnjë moment në pjesën e parë nuk u ngrit në nivelin e duhur, ndërsa në pjesën e dytë me zëvendësimet e kryera loja e tyre mori tjetër ritëm, por goli nuk u doli në asnjë nga ato pak raste të krijuara me Husin, Lalën dhe Sejkon. Delvina arriti që me lojën e saj të shpartalloj të gjitha aksionet e Butrintit që nga mesfusha. Golat do të vinin nga një për secilën pjesë ku fillimisht në minutën e 4-të Cendrik përfiton nga një asist i Donu duke mposhtur portierin Anderson.
Ndërsa në pjesën e dytë po i njëjti futbollist Cendrik do të gjente të pa përgatitur mbrojtjen sarandiote dhe do të dyfishonte shifrat në 2-0. Madje në mundësinë më serjoze të pjesës së parë Butrinti nuk arrin të shënoj me anë të një 11-metërshi të cilin e humbi futbollisti Zhezus.
Më pas në pjesën e dytë është Butrinti që kontrollon të gjithë lojën madje duke rrezikuar serjozisht portën e portierit Xhaferaj por pa ja dal të gjejnë rrugën e rrjetës. Në radhët e Delvinës ra në sy paraqitja e Avdulit ku për 90 minuta pati në duar çelësat e mesfushës madje në disa momente krijoj disa hapësira për shokët e tij,ndërsa tek Butrinti ishin Basha dhe Sulejmani ky i fundit i futur në pjesën e dytë.
Vlen të theksohet se këtë takim e kan gjykuar dhe dy ish arbitra të kolegjiumit të Tiranës si Erjon Lapa dhe Aleksandër Cama. Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2024-2025 që nis më 21 shtator.
Delvina ka nisur përgatitjet më herët sesa skuadra e Butrintit me këta të fundit që ju është larguar një pjesë e mirë e boshtit me emra si: Rapa, Gjonaj, Zefi, Kolonja, Buxhelaj dhe Zholi.
Fatos LAMAJ